Jump to content

Komuna e Sarajit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komuna e Sarajit
Општина Сарај
Komunë rurale
Flamuri i Komuna e Sarajit
Stema zyrtare e Komuna e Sarajit
Location of Komuna e Sarajit
Qeveria
 • KryebashkiakuBlerim Bexheti (BDI)
Sipërfaqja
 • Gjithsej229.060 km2 (88.441 sq mi)
Popullsia
 • Gjithsej38.399
Faqja zyrtareFaqja Zyrtare

Komuna e Sarajit është komunë që shtrihet në rajonin e ShkupitMaqedonisë. Qendra e komunës është Saraji.

Komuna e Sarajit shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Shkupit. Kufizohet me komunën e komunën Gjorçe Petrov (lindje), Jegunoc dhe Zhelinë (perëndim), Sopisht dhe Karposh (juglindje). Zoteron një strukturë kodrinore-malore. Pika më e lartë ndodhet në Malin e Thatë – 1369 m mbi nivelin e detit. Pika më e ulët është f. Krushopek – 276 m lartësi mbidetare.

Veçanti turistike te saj janë: QRS Saraj, Liqeni i Treskës,gryka e Matkës, Xhamia e vjetër e Husein Shahinit e cila daton nga shekulli XV .Nëpër këtë komunë kalon edhe Korridori i Tetë .

  • Numri i banorëve: 35.804
    • Shqiptarë 94.53%
    • Maqedonas 2.89%
    • Boshnjakë 0.16%
    • Romë 0.77%
    • Turq 0.13%
    • Serbë 0.05%
    • Të tjerë 0.47
  • Fshatra: 23
  • Numri i bashkësive lokale: 28
  • Sipërfaqja: 240 km2
  • Dita e komunës: 13 dhjetori

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]